Hulumtimet kanë treguar se si nënat shimpanze janë shumë të ngjashme me nënat njerëzore dhe se lidhja midis bebes shimpanze është jashtëzakonisht e fortë
Madje edhe kur pasardhësit rriten dhe nuk shihen edhe aq shpesh, kurdo që të takohen – nënat gjithmonë i përkëdhelin dhe i pastrojnë vegjlit e tyre, transmeton Telegrafi.
Si i rrisin të vegjlit e tyre nënat shimpanze?
Duke vëzhguar interaksionin e tyre, hulumtuesit kanë zbuluar se nënat shimpanze pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në interaksion me të vegjlit e tyre. Mirëpo, gjithmonë gjejnë edhe ndonjë orë më shumë për socializim dhe shoqërim me mamatë e tjera.
Kur ecin nëpër pyje, nënat gjithmonë i bartin të vegjlit në shpinë. Mënyra e tillë e transportit të të vegjëlve nënkuptohet derisa i vogli mund të bartet në shpinë, kanë në vete një instinkt aq të madh sa që edhe do të birësojnë edhe të vegjlit e huaj, nëse ndodhin situata të tilla.
Nëse humbin nënën para moshës 12-vjeçare, ndërsa nëna surrogate nuk i pranon – shimpanzetë e vogla vështirë zhvillohen dhe kanë shumë probleme në jetën e mëvonshme.
Bijtë e shimpanzesë gjithë jetën janë të lidhur me nënat dhe varen shumë nga to. Ato i ngushëllojnë nëse humbin në betejën për një femër apo për territor, i përkëdhelin dhe i pastrojnë.
Edhe pse sillen plotësisht si të rritur dhe në harmoni me moshën e tyre, sapo të shohin nënën e tyre – menjëherë sillen si fëmijë dhe luajnë dhe përkëdhelen sikur kanë qenë të vegjël. /Telegrafi/