Ish-kryetari i Kuvendit të Vojvodinës dhe ish-kryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak tha se po përgatitet terreni për likuidimin e tij.
Çanak tha se pak ditë më parë iu hoq siguria policore, pas 20 vitesh, shkruan klix.ba.
“Pas 20 vitesh, mbrojtja policore që kisha më hoqën sepse karteli i drogës, i cili përfundoi në burg dhe në të cilin unë kontribuova, vendosi të likuidonte tre persona dhe unë isha i mbijetuari i fundit. Tani shtroj pyetjen ‘A është duke u përgatitur një atentati ndaj meje, a po përgatitet likuidimi im’”, pyeti ai.
Politikani serb ka zbuluar se sigurimi policor i është hequr pa asnjë njoftim paraprak. Policët që e ruanin i thanë se kishin marrë një thirrje për t’u kthyer në stacion.
Ai ka akuzuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “kur apostrofoheni si objektiv legjitim, bëhet fjalë për përgatitjen e likuidimit tim”.
Çanak shtoi se para katër vitesh ka paraqitur kërkesë për leje për mbajtjen e armëve për siguri personale dhe ka deklaruar se as nuk ka marrë përgjigje.
“Pra, është e qartë. Bëhet fjalë për presion ndaj meje dhe familjes sime, me faktin se punën e pistë duhet ta bëjnë narkotrafikantët. Gjithçka ndodh me mua apo familjen time… Merreni këtë si kërcënim”, tha ish-kryetari i Kuvendit të Vojvodinës. /Telegrafi/