Futbollisti i pafat, Nicolo Zaniolo, do t’i kthehet futbollit në muajin mars ose në prill – ka bërë të ditur nëna e tij, Francesca Costa.
21-vjeçari e lëndoi ligamenitn e gjurit gjatë angazhimit me Italinë në muajin shtator, ndërsa të njëjtin lëndim e kishte pësuar në gjurin e këmbës tjetër në janar, me ç’rast kishte munguar për gjashtë muaj.
“Nicolo po rikuperohet mirë dhe është shumë i motivuar. Bën fizioterapi secilën ditë dhe stërvitje shtesë në shtëpi”.
“Ai është karikuar mendërisht dhe shpresojmë të shërohet mirë. E përcolli ndeshjen ndaj Italisë në televizor dhe bënte tifo për ta. I tha babait të tij: ‘Do të doja të isha atje me ata’”.
“Mendoj se Nicolo mund të kthehet në mars ose në prill. Nuk shumë herët e as shumë vonë. Mund të jetë një datë e mirë (e rikthimit)”, ka deklaruar Francesca për Radio Kiss Kiss.
Francesca është nëna e futbollistit italian. Ajo është 42 vjeçare dhe duket shumë bukur. Babai i Zaniolos është Igor Zaniolo, një ish-futbollist, i cili ka luajtur për shumë vite në Serie B dhe Serie C. /Telegrafi/