Telegrafi

Nëna e tifozit autik të sulmuar nga Ronaldo refuzon ofertën e tij: Man United i përkeqësoi gjërat

Nëna e djalit 14-vjeçar autik, i cili dyshohet se u sulmua nga Cristiano Ronaldo, ka refuzuar ftesën e sulmuesit të Manchester Unitedit drejtuar djalit të saj për të parë një ndeshje në Old Trafford.

Policia e Merseyside po heton një incident që dukej se tregonte Ronaldon duke e goditur tifozin adoleshent të Evertonit në dorë dhe atij duke i rënë telefoni nga dora pas humbjes së Unitedit ndaj Toffees të shtunën.

Pas incidentit, Ronaldo publikoi një kërkim-falje në Instagram për veprimet e tij përpara se ta ftonte tifozin për të parë një ndeshje të United në shtëpi.

“Unë do të doja ta ftoja këtë tifoz të shikojë një ndeshje në Old Trafford si shenjë e lojës së ndershme dhe sportivitetit”, shkroi ai.

Lexo po ashtu Ronaldo i kërkon falje djaloshit që ia theu telefonin, e fton për të parë një ndeshje në Old Trafford

Ftesa u refuzua

Mirëpo, këtë ftesë e ka refuzuar nëna e djalit, Sarah Kelly, e cila ka shpjeguar arsyen e refuzimit gjatë një interviste për Liverpool Echo.

“United e ka trajtuar atë tmerrësisht dhe thjesht i ka bërë gjërat edhe më keq të jem e sinqertë”, ka thënë fillimisht ajo.

“Ashtu siç e shoh unë është, nëse dikush do ta sulmonte në rrugë dhe më pas do të na kërkonte të shkonim për darkë, ne nuk do ta bënim”.

Lexo po ashtu Nëna e tifozit të Evertonit flet pas incidentit: Ai është autik dhe vuan nga dispraksia, Ronaldo e sulmoi dhe mavijosi kur ia theu telefonin

“Vetëm sepse ai është Cristiano Ronaldo, pse do ta bëjmë? Është sikur i detyrohemi atij një nder, por më vjen keq, nuk e bëjmë”.

Sarah Kelly vazhdoi duke shtuar se ky ishte vendimi i djalit të saj.

“Ne e kemi refuzuar me mirësi ofertën për të shkuar në United sepse Jake nuk dëshiron të shkojë atje dhe ai nuk dëshiron të shohë Ronaldon. Ai e ka bërë shumë të qartë këtë”.

“Nuk janë fjalët e mia, janë fjalët e djalit tim, në fund të fundit për të bëhet fjalë”.

Lexo po ashtu Flet për herë të parë djaloshi që e pësoi keq nga Cristiano Ronaldo, përshtypjet e tij për portugezin janë të këqija

“Kjo ka ndikuar tek ai më shumë se sa ka ndikuar tek unë, kështu që i kam dhënë gjithçka për të marrë mendimin e tij – ai nuk dëshiron të shkojë në United, ai nuk dëshiron të shkojë të shohë Ronaldon”.

“Gjithçka që po them tani është se është në duart e policisë”, përfundoi nëna e tifozit autik të Evertoni. /Telegrafi/