Telegrafi

Nëna e Ronaldos tregon se çfarë i tha portugezi derisa ishte në bisedime me Manchester Cityn

(Foto: Instagram/cristiano)

Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka rrëfyer se djali i saj i kishte thënë se do të shkonte te Manchester Unitedi, ndërkohë që bisedimet me Manchester Cityn po vazhdonin.

Superylli portugez u kthye në Old Trafford nga Juventusi në javën e fundit të afatit kalimtar veror.

Pas tri vitesh të kaluara në Torino, 36-vjeçari e kishte kërkuar largimin, ndërsa Manchester City dhe Paris Saint-Germaini konsideroheshin dy destinacionet e mundshme të tij.

(Foto: Instagram/cristiano)

Madje, City i kishte nisur bisedimet dhe flitej për arritje eventuale të marrëveshjes, derisa përnjëherë CR7 nënshkroi për Djajtë e Kuq.

Lexo po ashtu “Nëse nuk është ai, është Cristianinho!”, nëna e Ronaldos zbulon ëndrrën e saj për Sportingun

“Ronaldo më tha: ‘Mami, mos u shqetëso se çfarë po thonë, sepse unë po shkoj te Manchester Unitedi. I thash se do të më pëlqente shumë kjo gjë dhe ai e bëri”.

“Ishte një emocion i bukur kur e pash stadiumin plot, me 75.000 njerëz duke thirrur emrin e tij”, ka theksuar Dolores. /Telegrafi/