Site icon Telegrafi

Nëna e katër fëmijëve gjendet e vdekur në barkun e pitonit pesë metërsh – pamje rrëqethëse nga Indonezia

Një grua është gjetur e vdekur brenda barkut të një pitoni që e kishte përpirë të tërën në pjesën qendrore të Indonezisë, kanë njoftuar zyrtarë lokalë – duke shënuar kështu rastin e pestë që nga vitit 2017.

Bashkëshorti i 45-vjeçares Farida dhe banorët e fshatit Kalepmang në jug të provincës Sulawesi, e gjetën të premten brenda barkut të pitonit pesë metra të gjatë, transmeton Telegrafi.

Kjo nënë e katër fëmijëve ishte zhdukur që nga e mërkura mbrëma dhe nuk ishte kthyer në shtëpi – duke rritur kështu tentimet për ta kërkuar, ka njoftuar kryeplaku Suardi Rosi për AFP.

Bashkëshorti i saj “kishte gjetur gjësendet e saj gjë që kishte rritur dyshimet. Fshatarët kërkuan zonën dhe shpejtë gjetën një piton me bardh të madh”, shtoi Suardi.

“Ata u pajtuan që ta hapin barkun e pitoni dhe filloi të shfaqet koka e viktimës”, theksoi kryeplaku.

Pamjet tejet të rënda janë publikuar nga TMZ, ku shihet gjarpri i prerë në një zonë malore, derisa Daily Mail zbuloi fotografi tjera të trupit të gruas që ishte mbështjellë me batanije nga fshatarët. /Telegrafi/

Exit mobile version