Nëna e katër fëmijëve ka treguar se si ajo i “përdor” fëmijët e saj për të mbajtur trupin në formë.
Videoja e saj po bën xhiron e internetit.
Një nënë fanatike e palestrës duket se megjithëse ka katër fëmijë, ajo ka gjetur disa mënyra të zgjuara për të bërë ushtrimet e saj. 40-vjeçarja Jennifer Gelman në të njëjtën kohë kujdeset për shtëpinë, për fëmijët dhe bën edhe ushtrime.
Fëmijët e saj 8,6,4 dhe 2 vjeç e ndihmojnë atë që të ruajë trupin e saj.
Nëna e katër fëmijëve tha se “Palestra më ndihmon të kujdesem më mirë për familjen time. Unë e di se sa e vështirë është të kujdesesh për veten kur ke një familje, por gjithashtu e di se me pak kreativitet kjo mund të arrihet”
Rezultati më i mirë është efekti që kjo ka ajo tek fëmijët. Ata vijnë vazhdimisht me ide të reja për stërvitje.
https://www.youtube.com/watch?v=ihD2gqtWW44