Një nënë e dy fëmijëve ka humbur jetën në Brazil derisa po festonte Vitin e Ri, dhe një mjet piroteknikë i ngeci në rroba dhe shpërtheu para se të arrinte ta largonte nga trupi
Elisangela Tinem, 38-vjeçe, humbi jetën tragjikisht kur fishekzjarri i shpërtheu në plazh në Brazil, ku turma ishte mbledhur për ta festuar Vitin e Ri, transmeton Telegrafi.
Është publikuar videoja e këtij momenti rrëqethës, ku nga sekonda e 24-të shfaq momentin para vdekjes së turistes në plazhin Praja Grande në Sao Paulo, e rasti po hetohet si vrasje.
Në video shihen turma e njerëzve duke qëndruar në plazh dhe shikojnë fishekzjarrët duke shpërthyer në qiell. E në një moment kamera ndërron kënd dhe shfaq shkëndijat e zjarrit në tokë të përcjella me britma.
Kur e kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë, turma fillon të ikë, përfshirë edhe autorin e videos. Aty edhe ndodhë shpërthimi i fuqishëm.
Thuhet se dy fëmijët e Elisangela ishin dëshmitarë të vdekjes së ëmës së tyre, e varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në qytetin e Sapo Paulos. /Telegrafi/