Nëna e një adoleshenti autik, telefoni i të cilit u thye nga Cristiano Ronaldo në “Goodison Park”, i është lutur federatës angleze të japë ‘dënimin e duhur’, duke këmbëngulur se sulmuesi ‘nuk mund të vazhdojë të ikën’ me ‘sjelljen e tij të papranueshme’.
Federata e Futbollit e akuzoi yllin e Manchester United në fillim të kësaj jave pasi zbuloi pamjet që tregonin Ronaldon duke goditur një telefon nga dora e 14-vjeçarit, Jacob Harding.
Nëna e tij, Sarah Kelly i ka kërkuar tani trupit drejtues që të disiplinojë sulmuesin portugez siç duhet.
“Le të shpresojmë që ai më në fund të marrë dënimin e duhur”, deklaroi ajo për Mirror. “Ai nuk mund të vazhdojë të ikën nga kjo situatë. Sjellja e tij është e papranueshme”.
Sjellja shpërthyese e Ronaldos ndodhi gjatë humbjes 1-0 të Manchester United ndaj Evertonit në “Goodison Park” në prill.
Jakobi mbeti me një dorë të mavijosur dhe telefon të thyer pas incidentit.
E tronditur nga sjellja e 37-vjeçarit, Kelly pranoi se nuk e dinte sesi veterani i Djajve të Kuq mund të flinte natën ‘duke ditur shqetësimin që i ka shkaktuar një fansi të ri’. /Telegrafi/