Ylli gjeorgjian i Lyonit, Georges Mikautadze ishte viktimë e një grabitjeje në shtëpinë e tij disa orë pas përplasjes së tyre në Ligue 1 kundër OGC Nice në fundjavë.
Sulmuesi 24-vjeçar u kërcënua me armë nga dy persona të maskuar, por nuk u sulmua.
Grabitësit përfunduan duke vjedhur bizhuteri të vlefshme, duke përfshirë orë të shtrenjta, si dhe sende lëkure nga shtëpia e tij.
Ata përfunduan duke grabitur pasuri me vlerë 207,000 funtesh dhe policia franceze ka nisur një hetim për të kapur kriminelët.
Mikautadze erdhi nga stoli në fitoren 4-1 të Lyon ndaj Nice në fundjavë, ndërsa nuk është i vetmi që grabitet së fundmi në Francë. /Telegrafi/