Kamerat e sigurisë të vendosura në pjesë të ndryshme në pjesën perëndimore të Meksikës, kanë kapur momentin kur shoferi i një kamioni i shkel qëllimshëm tre persona – duke i mbytur dy prej tyre, pasi raportohet se ata e kishin plaçkitur më herët nën kërcënimin e armës.
Shoferi i identifikuar si Victor, po qëndronte para një dyqani në Guadalajara, kur iu afruan tre të dyshuarit, transmeton Telegrafi.
Hajnat nën kërcënimin e armës i kërkuan t’ua jap telefonin dhe paratë që i kishte në xhep – duke u arratisur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Por kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur treshja po kalonin rrugën në vijat të bardha, ku goditen nga një kamion të cilin po e ngiste Victor që madje rrit shpejtësinë kur iu afrohet.
Por pavarësisht se i shtyp dhe i fut nën rrota, njëra prej tyre mbijeton kurse dy tjerët shpallen të vdekur në vendin e ngjarjes.
E Victor nuk ka hezituar t’ju thotë dëshmitarëve të kësaj ngjarje, se treshja e kishin plaçkitur dhe se ky ishte një veprim si shenjë hakmarrje. /Telegrafi/