Një video e filmuar nga kamerat e sigurisë, shfaq momentin kur një burrë bëhet cak i dy hajnave të armatosur që i afrohen në rrugë me motoçikletë.
Megjithatë ata me gjasë ishin ngatërruar me personin e gabuar, pasi arriti t’ia rrëmbejë revolen njërit prej tyre dhe ta qëllojë për vdekje.
Ky shkëmbim zjarri la të vdekur 16-vjeçarin në juglindje të Brazilit, përkatësisht në qytetin Guarulhos, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur Otavio Ribeiro përshëndet me një bashkëpunëtor dhe fillon të ecë i vetëm në drejtim të shtëpisë, kur dy persona të dyshuar i afrohen me motoçikletë.
Nën kërcënimin e armës, ua jep telefonin, por në ato momente arrin të çarmatos njërin prej të dyshuarve që e rrëzon në tokë së bashku me shoqëruesin e tij.
Ribeiro më pas shkrep disa plumba mbi adoleshentin derisa tentoi të ikë. Ai shtiu me armë edhe mbi të dyshuarin e dytë, por që arriti të largohet me motoçikletë.
E adoleshenti që pësoi plagë nga arma e zjarrit në gjoks dhe kraharorin e majtë, është dërguar në spitalin më të afërt ku edhe ndërroi jetë.
Policia e Sao Paulo ka arritur të gjejë telefonin dhe portofolin e Ribeiros si dhe dy telefona tjerë që ishin vjedhur atë natë.
Me të mbërritur në shtëpinë e tij, policia gjeti Ribeiron i cili u tha atyre se ishte larguar nga vendi i ngjarjes nga frika se do ta pësojë me jetë.
Ai është dërguar në stacionin e policisë për intervistim ku më pas është liruar. /Telegrafi/