Telegrafi

Nedzad Kuruzovic emërohet kryetrajner i Flamurtarit

Nedzad Kuruzovic është trajner i ri i Flamurtarit të Prishtinës, i cili do të zë vendin e Jusuf Tortoshit.

Trajneri 60 vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina tashmë është zhvendosur në kryeqytet dhe është prezantuar para futbollistëve.

“Kuruzovic ka mbajtur edhe disa seanca stërvitore, derisa është njoftuar nga afër me lojtarët”.

“Ish-anëtari i stafit teknik të Përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës do ta pasojë të larguarin Jusuf Tortoshi në postin e shefit të shtabit teknik te “kuqezinjtë””.

“Së fundmi ai ishte pjesë e ekipit grek AEP Kozanis, të cilin e drejtoi për tri vite. Po aq kohë kaloi te skuadra zvicerane FC Schaffhausen, me ç’rast kreu disa funksione në shtabin teknik”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi.

Kuruzovic ka drejtuar dhe ekipet e tjera zvicerane FC Gossau, FC Aarau, dhe FC FC Wil 1900. /Telegrafi/