Telegrafi

Ndërron jetë legjenda senegaleze – Papa Bouba Diop

Papa Bouba Diop ka ndërruar jetë në moshën 42-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Ish-lojtari i Ligës Premier ishte pensionuar në vitin 2013 nga futbolli, derisa skuadra e tij e fundit kishte qenë Birmingham City.

Ai po ashtu kishte luajtur për 63 ndeshje për Senegalin, derisa ishte njëri ndër yjet më të mëdhenj në Kupën e Botës së vitit 2002.

Mesfushori kishte shënuar golin e vetëm në atë kohë, për të mposhtur Francën që ishte një super fuqi.

Senegalezët në atë vit kishin shkuar deri në çerekfinale të Kupës së Botës, derisa FIFA ka ngushëlluar familjen e Diop.

“FIFA është e pikëlluar për lajmin se legjenda e Senegalit, Papa Bouba Diop, ka ndërrua jetë. Njëherë hero i Kupës së Botës, gjithmonë hero i Kupës së Botës”, thuhet në telegram ngushëllimi.

Diop kishte një karrierë të pasur në Angli, pasi kishte luajtur për klube si Fulhami, Portsmouthi, West Hami, më pas kaloi te AEK Athens, për të kaluar te Birminghami. /Telegrafi/