Nedim Bajrami është duke kaluar një edicion shumë të mirë në elitën e futbollit italian Serie A.
Mesfushori shqiptar ka bërë paraqitje fantastike me Empolin, duke realizuar gjashtë gola e duke asistuar në pesë të tjerë në 31 ndeshje zyrtare në kampionat, derisa ka edhe tre gola në Kupën e Italisë.
Por vështirë të besohet se ai do të mbetet në Empoli edhe edicionin e ardhshëm duke marrë parasysh se shumë skuadra janë interesuar për transferimin e tij.
23-vjeçari pëlqehet nga Lazio, Sassuolo, Udinese e Cagliari derisa e ardhmja e tij mund të jetë në kryeqytetin italian.
Mediat italiane kanë raportuar se drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare është duke punuar për transferimin e shqiptarit në verë.
Mesfushori spanjoll Luis Alberto pritet të largohet nga Biancocelestët dhe Bajrami po shihet si zëvendësuesi i tij.
Për të arritur transferimin e shqiptarit, Lazio duhet të paguajë mbi 10 milionë euro te Empoli. /Telegrafi/