Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami ka shënuar gol në fitoren e thellë të Empolit ndaj Cosenzas me rezultatin 4-0, ku u konfirmua rikthimi i skuadrës së tij në Serie A.
Ndeshja e luajtur të martën në kuadër të xhiros së 36-të në Serie B, përfundoi me fitoren e vendasve, ndërsa goli i katërt u shënua nga Bajrami në minutën e 64-të.
Bajrami ka shkëlqyer këtë sezon, pasi ky ishte goli i tij i shtatë në të gjitha garat, ndërsa ka shtuar edhe dhjetë asistime.
L'Empoli torna in Serie 🅰 dopo 2 anni 🥳
La festa promozione è già iniziata 🎉#SerieBKT #DAZN pic.twitter.com/2vcufy3EaL— DAZN Italia (@DAZN_IT) May 4, 2021
Pas fitores Empoli e ka konfirmuar kthimin në Serie A për sezonin e ardhshëm, dy xhiro pa përfunduar edicioni aktual në Serie B.
Empoli në vendin e parë ka 70 pikë të mbledhura, shtatë më shumë se Salernitana që renditet e dyta.
𝐒𝐄𝐑𝐈𝐄 𝐀𝐀𝐀𝐀𝐀𝐀𝐀!#100diquestiAnni #MerAvigliosAcreA7urA pic.twitter.com/pJN8AK5K90
— Empoli Football Club Official (@EmpoliFC) May 4, 2021
Bajrami aktualisht 22-vjeçar ka kontratë me Empolin deri në vitin 2024. /Telegrafi/