Empoli ka marrë një fitore me shumë vlera ndaj Fiorentinës, ku me rikthim ka triumfuar me rezultat 2-1.
Fiorentina kishte shënuar e para në fillim të pjesës së dytë me Dusan Vlahovic, por por Empoli përmbysi gjithçka në minutat e 87 dhe 89.
Në të dy rastet ishte mesfushori shqiptar Nedim Bajrami si protagonist.
58' 0-1 #EmpoliFiorentina
Doppio cambio per noi: dentro Bajrami e Bandinelli per Cutrone e Henderson; nella Fiorentina c'è Nico Gonzalez per Saponara— Empoli Football Club Official (@EmpoliFC) November 27, 2021
Bajrami hyri në pjesën e dytë dhe bëri diferencën, pasi te goli i parë ishte harkimi i rrezikshëm që erdhi në zonën në golin që u shënua nga Filippo Bandinelli.
Ndërkohë në golin e dytë, Bajrami bëri një lëvizje fantastike ku u shkëput me shpejtësi nga mbrojtësit kundërshtarë dhe asistoi te Andrea Pinamonti, që realizoi golin e dytë për Empolin që doli të ishte i fitores.
Portieri Samir Ujkani dhe mbrojtësi Ardian Ismajli e shikuan ndeshjen nga banka, duke mos luajtur asnjë minutë.
𝐅𝐔𝐋𝐋 𝐓𝐈𝐌𝐄
𝐕𝐈𝐍𝐂𝐈𝐀𝐌𝐎 𝐍𝐎𝐈! 𝐕𝐈𝐍𝐂𝐈𝐀𝐌𝐎 𝐍𝐎𝐈!!
𝐈𝐋 𝐃𝐄𝐑𝐁𝐘 𝐄̀ 𝐀𝐙𝐙𝐔𝐑𝐑𝐎Vantaggio viola con Vlahovic, pareggia Bandinelli, fa esplodere tutto Pinamonti all'89'; al Castellani Empoli batte Fiorentina 2-1!!!!!!!!!!!!!!!!! pic.twitter.com/ZmQ8J9tSyr
— Empoli Football Club Official (@EmpoliFC) November 27, 2021
Empoli i shqiptarëve tani merr frymë lirshëm në renditje, pasi që me 19 pikë, mbanë pozitën e 10-të. /Telegrafi/