Mesfushori kreativ shqiptar, Nedim Bajrami ka gjetur golin në përballjen e Empolit në udhëtim te Lazio në kuadër të javës së 20-të të Serie A.
Empoli e ka nisur mirë takimin në udhëtim te Lazio, duke i shënuar dy gola të shpejtë brenda tetë minutave.
Megjithatë, vëmendja jonë është tek goli i parë i shënuar nga reprezentuesi i Shqipërisë, Nedim Bajrami.
GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL!!!!!!!!!!!!!!!!!
BAJRAMI!!!!!!!!!!!!!!!
Dal dischetto non sbaglia il 10 azzurro! Dopo cinque minuti siamo avanti all'Olimpico! pic.twitter.com/5kXjbCEmwx— Empoli Football Club Official (@EmpoliFC) January 6, 2022
Bajrami arriti të shënojë në minutën e pestë për epërsinë 1-0 të Empolit, duke mposhtur bashkëkombësin e tij, Thomas Strakosha.
Goli i Bajramit erdhi nga pika e bardhë.
Ky ishte goli i pestë i Bajramit këtë sezon në Serie A, teksa ka edhe tri asistime. /Telegrafi/