Site icon Telegrafi

Nebihi bëhet me skuadër të re

Sulmuesi kosovar, Bajram Nebihi ka gjetur më në fund skuadër për edicionin e ri.

Pasi u nda me ekipin gjerman Union Berlin, Nebihi ishte në negociata me Vllazninë e Shkodrës.

Mitrovicasi nuk arriti gjuhë të përbashkët me shkodranët dhe kështu u ndanë shumë shpejtë.

Ndërkohë ai nuk ka vonuar shumë dhe ka bërë të ditur skuadrën e tij të re.

Kështu sulmuesi shtatlartë është transferuar në kampionatin finlandez tek skuadra Inter Turku.

Te kjo skuadër, Nebihi ka gjetur për trajnerin Shefki Kuqin, ndërsa në sulm kosovarët tjerë Erfan Zeneli dhe Njizaji Kuqi. /Telegrafi/

Exit mobile version