Prishtina sot ka qenë mysafire e Gjilanit në një ndeshje, ku gjilanasit fituan, por u shkaktua tension pas ndeshjes.
Mllefi i drejtuesve të Prishtinës kishte të bënte me gjykimin e kësaj ndeshje, pasi portieri i tyre u ndëshkua me karton të kuq.
Pas ndeshjes ka pasur tensione në fushë, ku trajnerët dhe lojtarët e Prishtinës kanë kërkuar shpjegime nga gjyqtari i ndeshjes.
Gjatë protestave pas ndeshjes në drejtim të gjyqtarit kryesor Kreshnik Vula, u lënduan kryetrajneri i Prishtinës, Armend Dallku, mbrojtësi Labinot Ibrahimi dhe disa pjesëtarë të klubit, pasi që u qëlluan me sprej nga Policia e Kosovës.
Tensionet vazhduan edhe më vonë, teksa futbollistët e Prishtinës nuk mbajtën nervat, teksa kanë dëmtuar dhomat e zhveshjes ku ishin të vendosur.
Sipas fotove, aty është thyer një xham dhe është dëmtuar një ulëse.
Prishtina pas kësaj humbjeje ka mbetur pas në luftë për titull kampioni, pasi gjendet në vendin e katërt me 57 pikë. /Telegrafi/