Në zgjedhjet serbe që do të mbahen të dielën, do të marrin pjesë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, por edhe serbët që jetojnë në Kosovë.
Derisa për serbët janë organizuar qendra të votimit brenda Kosovës, shqiptarët nga Lugina që jetojnë në Kosovë, do të shkojnë në vendlindje për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre qytetare, raporton KTV.
Për këtë është siguruar edhe transport i organizuar me autobus nga Fushë Kosova.
Kryeministri Isa Mustafa, vazhdon të insistojë se në Kosovë do të ketë vetëm grumbullim votash e jo zgjedhje klasike.
Kurse, partneri qeverisës i Isa Mustafës, Lëvizja për Bashkim, përsëri ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
OSBE-ja ka njoftuar se pas përfundimit të procesit, do t’i bartë votat e grumbulluara në Rashkë dhe Vranjë dhe do t’ia dorëzojë ato KZR-së për numërim dhe procedura të mëtejshme.