Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Drejtoria e Administratës dhe Njësiti Komunal për të Drejtat e Njeriut në Komunëne Vushtrrisë ka organizuar një tryezë diskutimi me temën “Realizimi i të drejtave të njeriut pas pavarësisë së Kosovës”.
Hapja e tryezës u bë nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili tha se respektimi dhe garantimi i të drejtave të njeriut janë shtylla kryesore të një shoqërie demokratike, shkruan Telegrafi.
Panelistë të kësaj tryeze ishin, drejtoresha e Administratës, Hyrie Uka Hoxha, drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, Habit Hajredini, këshilltari i lartë juridik në institucionin e Avokatit të Popullit, Arbër Berisha, koordinatorja e Njësitit Komunal për të Drejtat e Njeriut në Komunën e Kamenicës, Nazmije Demolli, si dhe zyrtarja për Barazi Gjinore në Komunën e Vushtrrisë, Remzije Zekolli.
“Në përfundim të tryezës, u dhanë rekomandime konkrete për përmirësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/