Telegrafi

Në vendin ku ndodhi aksidenti hekurudhor në Greqi, shpesh ndodhin tragjedi – shumë njerëz kanë vdekur aty  

Gazetari grek Janis Kolatos nga Larisa ka thënë se në këtë qytet ka ndodhur aksidenti më i madh hekurudhor në historinë e Greqisë.

Sipas tij, shumica e viktimave janë të rinj dhe studentë që po ktheheshin në Selanik pas pushimit treditorë, transmeton Telegrafi.

Kolatos ka precizuar se aksidenti hekurudhor ka ndodhur në vendin Tempi të martën rreth orës 23, që ishte nisur nga Athina dhe për destinacion kishte Selanikun.

Lexo po ashtu Përplasja e trenave në Greqi, reagojnë krerët e shtetit në Shqipëri

Ai shtoi se ministri grek i Shëndetësisë, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku po koordinon veprimet, se si duhet kujdesur për të lënduarit në spitalet më të afërta.

Kolatos theksoi se Tempi është një vend ku shpesh ndodhin aksidentet. Në të kaluarën në një aksident me autobusi patën humbur jetën 15 të rinj, të cilët po ktheheshin nga pushimet.

Më pas ndodhi edhe aksidenti tjetër me fatalitet ku patën humbur jetën 15 tifozë të Paokut nga Selaniku.

Lexo po ashtu Droni në kërkim të zhdukurve, skena rrëqethëse nga vendi ku u përplasën dy trenat në Greqi

Kujtojmë që në përplasjen e dy trenave tek Larisa humbën jetën të 36 persona dhe mbi 80 tjerë u lënduan.

Deri më tani nuk dihet se si dy trenat përfunduan në binarët e njëjtë, pasi që bëhet fjalë për një hekurudhë moderne me dy palë binarë. /Telegrafi/