Gjatë ditës së sotme në hapësirat e Fakultetit Filologjik të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, organizuar nga Këndi Amerikan (Amerikan Corner) në Prizren, u mbajt një ligjëratë në lidhje me edukimin mediatik.
Studentët e pranishëm patën mundësinë të njoftohen nga ligjëruesi Fisnik Minci, gazetar, në lidhje me aftësinë për të analizuar dhe vlerësuar burimet e informacionit, si të dallojmë lajmet e rreme dhe t’i verifikojmë faktet, si dhe dallimin e funksionit të mediave tradicionale dhe atyre digjitale.
Poashtu, u diskutua edhe ndikimi i mediave në opinionin publik dhe roli i rrjeteve sociale në manipulimin medial dhe propagandën.
Ligjërata zgjoi një interesim të madh nga studentët të cilët treguan pjesëmarrje aktive në diskutim duke potencur përvojat e tyre, dhe se sa ata e konsumojnë median tradicionale në krahasim me atë të rrjeteve sociale, duke treguar se ka ndodhur që të ndeshen me lajmet e ndryshme dhe të paverifikuara në llogaritë e tyre.