Site icon Telegrafi

Në Universitetin e Mitrovicës mbahet ligjeratë për të drejtat e punëtorëve në BE

Sot në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” është mbajtur një ligjeratë e përbashkët nga profesori Zahir Çerkini dhe profesoresha, Marta Witkowska nga Universiteti i Varshavës.

Kjo ligjeratë është mbajtur në Fakultetin Juridik, para studentëve të vitit të tretë, në kuadër të lëndës “E drejta e punës”, shkruan Telegrafi.

Tematika e kësaj ligjerate ishte rregullativa e Bashkimit Evropian (BE) për të drejtat e punëtorëve në BE.

“Ligjërata u zhvillua para studentëve të vitit të tretë, në kuadër të lëndës ‘E drejta e punës’, ku u diskutua mbi rregullativën e Bashkimit Evropian për të drejtat e punëtorëve në BE”, thuhet në njoftim.

Kjo ligjeratë është organizuar në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Fakultetit Juridik dhe Universitetit të Varshavës për shkëmbimin e stafit akademik. /Telegrafi/

 

Exit mobile version