Site icon Telegrafi

Në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” mbahet sesioni “Menaxhimi efektiv i klasës dhe disiplina në kopsht”

Në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, më 31.01.2025 është mbajtur sesioni “Menaxhimi efektiv i klasës dhe disiplina në kopsht”.

Ky sesion është mbajtur në kuadër të aktiviteteve të projektit “TAKE” dhe në bashkëpunim me drejtoreshën e IP “Foleja 2” në Vushtrri, Naile Kovaci Bekteshi, shkruan Telegrafi.

“Sesioni u fasilitua nga mësimdhënësja MSc. Ass. Almedina Azemi Ahmeti”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se ky trajnim synonte të ofrojë strategji praktike dhe qasje bashkëkohore mbi menaxhimin e klasës dhe disiplinës, duke theksuar rëndësinë e një mjedisi pozitiv dhe të strukturuar në institucionet parashkollore.

“Drejtoresha dhe edukatoret pjesëmarrëse e vlerësuan aktivitetin si shumë të dobishëm, duke theksuar rëndësinë e strategjive të prezantuara dhe mundësinë e aplikimit të tyre në praktikën e përditshme educative”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version