Site icon Telegrafi

Në ujë shtoni kumin dhe vlojeni: Inflamacioni i fytit dhe angjina zhduken për katër orë!

Shumica jush janë bindur në efikasitetin e recetës kundër kollës, bronkitit dhe laringjitit, sepse e gjitha që vërtet është e dobishme dhe efikase gjithmonë e kemi afër

Po ju sjellim një recetë popullore dhe shumë efikase për shërimin e angjinës, inflamacionit të fytit dhe bajameve, e cila garanton shërim të shpejtë të rasteve të lehta – për vetëm 4 orë! – transmeton Telegrafi.

Receta – 80 gr fara të bluara kumini i qitni në 200 ml ujë dhe i vloni 15 minuta.

Do të përftoni masë të dendur, e cila i ngjason telvesë (mbetje në fund të filxhanit) së kafesë.

Kullojeni dhe shtoni 50 ml ujë dhe sërish zieni derisa të vlojë.

Hiqeni nga zjarri dhe shtoni 1 lugë konjak (ose raki rrushi).

Ilaçi juaj është gati!

Pini çdo 30 minuta nga 1 lugë supeje.

Pas dy orësh dhembja e fytit ngadalë do të zhduket. Pas 4 orëve mund të përfundoni tretmanin.

Mund të pini më gjatë, në rastet më serioze.

Kjo pije u rekomandohet të gjithë atyre të cilët rrezikohen më shpesh nga ftohjet, inflamacioni i fytit dhe angjina. 

Kumini është i pasur me vitamina (A, B1, B2, B3, B6, C, E, J dhe vitaminë K.) Është e pasur me kripëra minerale, duke përfshirë kalium, kalcium, natrium, fosfor, magnez dhe hekur.

Këtë erëz, lehtë mund ta gjeni në shitoret për ushqim të shëndetshëm.

Farat e zeza  të kuminit janë pak pikante  dhe me shije të fortë. /Telegrafi/

Exit mobile version