Banera dhe flamuj elektrik mbrëmë janë parë në fitoren 1-0 të Manchester Cityt ndaj Leicesterit.
‘Citizens’ kanë mposhtur ‘Dhelprat me rezultat minimal në ‘Etihad Stadium’, gjersa në ndeshje është parë një veprim qesharak.
Manchester City ka vendosur që në vend të tifozëve, t’i përdor ekranet për t’i paraqitu flamujt e tyre.
Në Twitter po qarkullojnë fotot se i faqen flamujt elektrik në tribunat e skuadrës angleze, gjersa janë quajtur si klub pa histori.
Në vitin 2014 Manchester City vendosi që në ata ekrane të vendosur në katin e dytë të tribunave të shfaqin foto të lojtarëve të tyre, por mbrëmë vendosën që t’i zëvendësonin me flamuj. /Telegrafi/
A whole new level of plastic support. Man City replacing flags with digital banners now, next they’ll be replacing the empty seats with VR fans. pic.twitter.com/Mc6u9pJofB
— DarrenHamer🏴 🇪🇺 (@DazzlingHamster) May 7, 2019