Telegrafi

Në Turqi lojtari humbë penaltinë qëllimisht në shenjë të fair playt (Video)

Një incident krejt i pazakontë ndodhi në kampionatin turk U17 kur Balikesit Baltok u përballë me Altinordun në fundjavë.

Adoleshenti i Altinordut, Bariscan Altunbas me qëllim ka huqur penaltinë dhe e ka hedhur topin jashtë fushe pasi gjyqtari dënoi ekipin kundërshtar me penalti për një keqkuptim të qartë.

Kur mbrojtësi kapi topin në zonën e tij të 16 metërshit me mendimin se anësori dha pozicion jashtë loje (ofsajd), ishte gjyqtari ai që drejtoi gishin kah pika e 11 metërshit.

Por, pa hezitim, sulmuesi i Altinordut, Altunbas shkoi për ta gjuajtur topin, por jo në portë, në anën tjetër të fushës në mënyrë krejt të qëllimshme duke ua dhënë kundërshtarëve topin.

Një gjest ky natyrisht që duhet të përshëndetet për ‘fair playn’ e treguar.

Raste të tilla ka pasur shumë pak në futbollin botëror, e sidomos në liga si ajo e Turqisë dhe në rangje më të ulëta.

Ky gjest i sulmuesit të ri ka bërë xhiron e gjithë botës. /Telegrafi/