Site icon Telegrafi

Në trilerin e gjashtë golave, Unitedi triumfon me spektakël ndaj Leedsit

Manchester United ka fituar me shumë mund ndaj Leeds United me rezultat 4-2 në kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier.

Pas 34 minutash lojë, Harry Maguire përfitoi nga një harkim nga këndi prej Luk Shaw, për të shënuar me kokë për 1-0.

Goli i dytë nuk vonoi shumë për mysafirët dhe u shënua nga Bruno Fernandes (45+5) nga asistimi i Jadon Sanchos.

Pjesa e dytë filloi edhe më furishëm, pasi vendasit shënuan dy gola për një minutë.

Lexo po ashtu Leeds i shënon Unitedit dy gola për një minutë - e Rodrigos super gol

Fillimisht, në minutën e 53-të, Rodrigoi pranoi një asistim nga Junior Firpo, për të realizuar për 1-0.

Raphinha (54’) u asistua nga Daniel James, për të shënuar për 2-2, duke hapur kështu sfidën edhe më shumë.

Mirëpo, fitoren e Unitedit e vulosi Fred, që realizoi në minutën e 70-të, me një asistim të Jadon Sanchos.

https://twitter.com/ElitxCR7/status/1495421692755144707

Deri në fund, Unitedi ia doli të shënonte edhe golin e katër me anë të Elangas në minutën e 88-të.

Pas javës së 26-të, Manchester United gjendet në vendin e katërt me 46 pikë, derisa në chiron e 27-të do të kenë punë me Watfordin. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version