Site icon Telegrafi

Në tri shkolla të Obilqit vendosen panele solare

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka njoftuar se tri shkolla në tri shkolla në këtë komunë kanë vendosur panelet solare.

Ai ka pohuar se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me projekte të tilla.

“Së bashku me Drejtoreshën e DKA-së, zFitore Hashani, pamë nga afër vendosjen e paneleve solare , realizuar në bashkëpunim me Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Me këtë projekt synojmë krijimin e një mjedisi më efikas energjetik ⚡, duke mundësuar kursimin e energjisë elektrike në shkolla. Panelet janë instaluar në tri objektet më të mëdha arsimore ShFMU “Dr. Ibrahim Rugova” (17.4 kWh),  ShFMU “Hasan Prishtina” (10.44 kWh), ShMLP “Ismail Dumoshi” (17.4 kWh)”. Me një total prej 45.24 kWp”, thotë ai.

Tutje, ai ka shtuar se në të ardhmen, projekte të ngjashme do të zbatohen edhe në objekte të tjera, duke vazhduar përkushtimin tonë për përmirësimin e kushteve në institucionet publike./Telegrafi/

 

Exit mobile version