Me largimin e trupave amerikane gjatë të dielës mbrëma nga Kabuli – përkatësisht Afganistani, janë publikuar edhe pamjet e këtij momenti.
Ata kryen operacionin e evakuimit të punonjësve të ambasadës amerikane në krye me ambasadorin, dhe gjithçka ndodhi 24 orë para skadimit të afatit të paraparë, transmeton Telegrafi.
Madje është bërë e ditur se kush ishte ushtari i fundit që u largua nga Afganistani. Bëhet fjalë për gjeneral-major Christopher Donahue.
Footage shows the moment some of the last American troops boarded a military aircraft on Monday to leave Afghanistan.
Troops boarded a C-17 Globemaster III at Hamid Karzai International Airport as one of the “final noncombatant evacuation operation missions out of Afghanistan.” pic.twitter.com/obu8Ytp3Tb
— CBS News (@CBSNews) September 1, 2021
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin ushtarët duke u futur në aeroplanët transportues C-17, duke braktisur këtë shtet në Azinë Qendrore.
Ishte terr dhe vetëm dritat fluroshente në çantat e ushtarëve bënin dritë, derisa në radhë po prisnin që të futen nëpër fluturake. Një heshtje totale mbizotëronte.
Ushtarët panë dritën vetëm kur zbritën në një bazë ajrore – që sigurisht se mund të ketë qenë në Katar, ku ushtarët i prisnin autobusët që t’i dërgojnë deri në objektet ku do ta kalonin natën.
https://twitter.com/6w_es/status/1433001406332608514?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1433001406332608514%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3758917%2Fu-tisini-i-mrklom-mraku-napustili-avganistan-svetla-videli-tek-po-sletanju-objavljen-snimak-odlaska-americkih-vojnika-iz-kabula
Kujtojmë që mbi 5.000 ushtarë amerikanë kishin shkuar në aeroportin ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul, me qëllim që ta kontrollonin evakuimin që kishte filluar dy javë më parë.
Ata u larguan nga ky vend shtetas amerikanë por edhe afganët, që kishin bashkëpunuar me forcat perëndimore dhe që kërcënoheshin nga talebanët që i konsideronin si “tradhtarë”.
Megjithatë ky evakuim nuk përfundoi pa viktima, pasi në sulme terroriste nga ISIS në Afganistan humbën jetën 13 ushtarë amerikanë dhe 15 tjerë u plagosën. /Telegrafi/