Një raketë ka goditur një lagje në veriperëndim të aeroportit ndërkombëtar të Kabulit dhe ka vrarë një fëmijë, ndërsa evakuimi amerikan po zvogëlohet pas sulmeve të fundit, tha një shef i policisë afgane.
Sulmi vjen ndërsa SHBA-ja përfundon një transport ajror historik në të cilin dhjetëra mijëra njerëz u evakuuan nga aeroporti ndërkombëtar i Kabulit, skenë e shumicës së kaosit që ka përfshirë kryeqytetin afgan që kur talebanët pushtuan dy javë më parë, raporton newyorkpost.
Presidenti amerikan, Joe Biden paralajmëroi të shtunën se një sulm i mëtejshëm terrorist në Kabul ka shumë të ngjarë në 24 deri në 36 orët e ardhshme.
Ai gjithashtu deklaroi se forcat e armatosura amerikane kishin organizuar një sulm ndaj çaqeve të Shtetit Islamik dhe kanë vrarë dy njerëz ndër më kryesorit në radhët e tyre.
Ndryshe, ISIS-K, fraksion i ISIS-it ka marr përgjegjësinë e vrasjes së 12 marinsave dhe mbi 100 afganëve pas dy sulmeve të ndara me bomba në afërsi të aeroportit të Kabulit. /Telegrafi/