Site icon Telegrafi

Në stadiumin e Leicesterit “mbijnë” 30 mijë Jamie Vardy (Video)

Klubi i Leicester Cityt ka vendosur tu shpërndajë tifozëve plot 30 mijë maska të Jamie Vardy, në shenjë proteste kundër vendimit të formës së prerë sipas të cilit sulmuesi i kampionëve në fuqi të Ligës Premier është dënuar me tre ndeshje s’kualifikim.

Dënimi ekstrem u dha ndaj Vardy në ndeshjen kundër Stoke City. Kjo iniciativë e klubit është aplikuar dhe e zbatuar nga tifozët pikërisht në ndeshjen e “Boxing Day” kundër Everton, transmeton telesport.

Leicester ka shpërndarë 30 mijë maska me fytyrën e Jamie Vardy, në protestë ndaj dënimit të sulmuesit.Sikurse u dëshmua dhe mund të vërtetohet lehtësisht nga fotot dhe pamjet filmike, e gjithë tifozeria e Leicester mbante veshur maskën me fytyrën e qendërsulmuesit të kampionëve në fuqi, Jamie Vardy, i cili mungonte sërish në fushë, për shkak të dënimit ekstrem.

Plot 30 mijë Vardy mbinë sot në stadiumin e “Dhelprave”, në një ndeshje ku u ndje mungesa e anglezit, pasi kampionët në fuqi u mundën në shtëpi me rezultatin 0-2, nga Everton.

https://www.youtube.com/watch?v=uQHM5GTRNK0

 

 

Exit mobile version