Site icon Telegrafi

Në Skenderaj realizohet aktiviteti i karvanit shëndetësor “përSHËNDETje”

Pamje nga mbajtja e aktivitetit

Sot në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj është realizuar aktiviteti i karvanit shëndetësor i quajtur “përSHËNDETje”.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Kujdesi Shëndetëor i Qasshëm dhe Cilësor” nga organizata joqeveritare “Mundësia”, në bashkëpunim me drejtorinë për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale në komunën e Skenderajt, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit të Komunës së Skenderajt, në këtë aktivitet qytetarët kanë pasur mundësi të informohen për sëmundje të ndryshme, faktorët e rrezikut, dëmet që shkaktohen në shëndetin e njeriut e të tjerë.

“Në këtë aktivitet ka marrë pjesë drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, bashkë me profesionistët shëndetësor të QKMF-së në Skenderaj”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt. /Telegrafi/

Exit mobile version