Telegrafi

Në Skenderaj nënshkruhen kontratat me bujqit përfitues të makinave mbjellëse

Pamje nga nënshkrimi i kontratave

Tashmë janë nënshkruar kontratat me bujqit përfitues të makinave mbjellëse, në kuadër të programit të përbashkët të bujqësisë mes Komunës së Skenderajt dhe Islamic Relief Kosovë.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, drejtori i Islamic Relief Kosova, Mohamed Soliman, drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi dhe fermerët, shkruan Telegrafi.

“Kryetari Nura duke i përgëzuar bujqit, ka thënë se Komuna e Skenderajt do të vazhdojë të mbështes sektorin e bujqësisë, edhe nga buxheti i Komunës por edhe me anë të donatorëve të ndryshëm”, thuhet në njoftim.

Edhe drejtori i Islamic Relief Kosova, Mohamed Soliman, i ka përgëzuar fermerët përfitues të makinave mbjellëse, ndërkohë ka falënderuar kryetarin Nura për bashkëpunim të vazhdueshëm. /Telegrafi/