Gjatë ditës së sotme në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skkenderaj është mbajtur orë letrare nga dy letrarët: Avni Spahiu dhe Ibrahim Berisha.
Në këtë orë letrare është realizuar edhe një bashkëbisedim letrar për veprat e autorëve respektivë, shkruan Telegrafi.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, dashamirë të artit e kulturës dhe të ftuar të tjerë.
“Në fjalën e tij, kryetari Nura, është shprehur mirënjohës ndaj ish-ambasadorit Spahiu, për kontributin e dhënë jo vetëm në letërsi, por edhe në përfaqësimin e Kosovës në diplomacinë e jashtme të vendit”, thuhet në njoftim.
Për këtë kontribut, kryetari Nura i ka ndarë Spahiut mirënjohjen zyrtare të Komunës së Skenderajt. /Telegrafi/