Sot në Skenderaj është organizuar ecja tradicionale në kuadër të muajit ndërgjegjësues ndaj kancerit të gjirit.
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë zyrtarë të komunës, përfaqësues të institucioneve tjera lokale, nxënës, mësimdhënës dhe qytetarë të shumtë, shkruan Telegrafi.
“Edhe nxënësit e shkollës “Shaban Jashari” i janë bashkuar këtij aktiviteti, duke organizuar shitjen e gjërave ushqimore, me ç’rast mjetet e grumbulluara nga ky aktivitet, do të dedikohen për mbështetje të rasteve me sëmundjen e kancerit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.
Ky aktivitet bëhet me qëllim të ndërgjegjësimit të publikut për sëmundjen në fjalë dhe është një mbështetje për të gjitha gratë e prekura nga kanceri. /Telegrafi/