Site icon Telegrafi

Në shkurt të këtij viti Kosova importoi 272.97 GWh rrymë, ndërsa eksportoi 182.85 GWh

Gjatë muajit shkurt të këtij viti Kosova ka importuar 272.97 GWh energji elektrike, ndërsa ka eksportuar 182.85 GWh.

Kështu është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila ka publikuar Statistikat e Energjisë për muajin shkurt 2022 me të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve tjerë.

“Në muajin shkurt të vitit 2022 prodhimi bruto nga: termocentralet i energjisë elektrike ishte 548.04 GWh; hidrocentralet energjisë elektrike ishte 4.17 GWh; si dhe prodhimi bruto nga era dhe ajo solare e energjisë elektrike ishte 38.37 GWh”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje thuhet se raport thuhet se energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 680.7 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 469.92 GWh, ose 7.39% më i madh sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

“Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 8.43%”.

Ndërkaq, prodhimi i thëngjillit ishte 7.81 mijë ton, ose rreth 5.27% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak./Telegrafi/

Exit mobile version