Site icon Telegrafi

Në rrugën Dragash – Brod po shtrohet shtresa finale e asfaltit

Shtresa finale e asfaltit në rrugën Dragash-Brod është duke u shtruar që prej të enjtes ka njoftuar zëvendës ministri i MMPHI-së, Hysen Durmishi.

Zyrtari i lartë qeveritar ka theksuar se realizimi i këtij projekti në gjatësi prej 10 kilometrash do të lehtësojë qarkullimin për banorët dhe vizitorët, raporton Telegrafi.

“Rruga është me gjatësi 10 km, e cila do të mundëson qarkullimin shumë më të lehtë të banorëve të zonës dhe të gjithë turistëve që vizitojnë këto vende me peizazhet e jashtëzakonshme që ofron natyra e kësaj ane”, ka njoftuar Durmishi në rrjetet sociale.

Punimet në këtë aks rrugor janë zhvilluar edhe vitin e shkuar dhe sipas drejtuesve të MMPHI-së, finalizimi i këtij projekti pritet që të ketë ndikim pozitiv për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

Ditë më parë, Komuna e Dragashit pat njoftuar qytetarët për kufizimet e lëvizjes në këtë rrugë për shkak të asfaltimit. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version