Site icon Telegrafi

NË RRUGË

Poezi nga: Hermann Hesse
Përktheu: Faslli Haliti

Dhe duke ecur dhe duke u ngjitur mbi retë,
deri lart në mbi mal, në ajrin e hollë,
para meje hapej mbretëria e të vdekurve:
një re paraardhësish të largët,
një vetëtimë shpirtrash të panumërt,
dhe i çuditur e pata perceptimin
që unë nuk jam as një i izoluar, as një i huaj,
që shpirti im, e shikimi i syve të mi,
goja ime dhe veshi dhe kadenca e hapave të mia
nuk janë as të rinj dhe as tamam të miat,
as nuk është i imi vullneti që e pandehja sovran.

Një rreze e dritës jam, një gjethe mbi pemë
e fiseve të panumërta, njerëzit e parë të të cilëve
jetonin në pyll dhe emigruan,
dhe fise të tjera u hodhën nga lufta në luftë,
dhe fise të tjerësh, banesat e të cilave
të ndërtuara me dru të çmuar, ar dhe xhevahire
shkëlqenin mrekullisht në qytete të bukura.

Që nga ata e deri në vështrimin e heshtur
të nënës sime, që më ka vdekur,
ka pasur vetëm një rrugë të pashmangshme dhe të sigurt
dhe i njëjti shteg largohet nga unë
në kohë pa ndenje në tokë,
drejt njerëzve stërgjysh të largët i të cilëve janë a
dhe jeta e të cilëve përfshin edhe timen.

Dhe duke ecur mbi retë, lart mbi mal,
në ajër të lehtë, jeta ime,
vështrimi im soditës dhe rrahja e zemrës sime,
ishin për mua një mbështetje të cilën e pranova me mirënjohje,
Vlera dhe bukuria e së cilës, megjithatë, s’janë të miat
dhe për këtë arsye nuk do të harrohen.
Dhe fllad i butë malor
më fshiku ballin.

Exit mobile version