Site icon Telegrafi

Në Rogovë banorët bëjnë rindërtimin e urës alternative me vetiniciativë

Pas dëmtimit të urës së fshatit Rogovë, banorët e këtij fshati me vetiniciativë kanë bërë ndërtimin e një ure alternative e cila do të mundësonte lëvizjen e banorëve përmes kësaj ure.

Kjo urë ka një rëndësi të madhe për banorët e kësaj ane pasiqë shërben si një pjesë e rëndësishme për banorët e këtij fshati, të cilët disa herë kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përkatëse që të bëhet rregullimi i kësaj ure, pasiqë ura që ishte rrënuar nga të reshurat e fundit, lidh Rogovën me autostradën Gjakovë – Prizren, si dhe lidh këtë fshat me 25 fshatra të tjerë të zonës së Hasit.

Një intervenim për ndërtimin e një ure alternative nga ana e banorëve të Rogovës ishte bërë edhe gjatë muajve të verës, në mënyrë që gjatë këtyre muajve të mundësohet qarkullimi i banorëve përmes kësaj ure.

Theksojmë që para rreth më shumë së një muaji zëvëndës Ministri, i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kishte bërë të ditur që punimet për ndërtimin e urës së Rogovës janë drejt përfundimit, pasi që ndërtimi i kësaj ure ka qenë një ndër kërkesat kryesore e banorëve të zonës së Hasit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version