Telegrafi

Në Rio De Janeiro vritet kreu i grupit kriminal nga policia, pjesëtarët e tij hakmerren – djegin 35 autobusë e trena

Kriminelët i kanë vënë zjarrin 35 autobusëve dhe trenave në Rio De Janeiro, duke paralizuar disa pjesë të qytetit brazilian, pasi që lideri i tyre është vrarë në një aksion të policisë.

Claudio Castro, guvernator i Rio De Janeiro, ka njoftuar se është vrare kreu i grupit kriminal i njohur me nofkën Zinjo, dhe ka vlerësuar se ekipet e policisë i kanë dhënë një goditje të fortë një prej grupeve më të fuqishme kriminale, transmeton Telegrafi.

Përleshjet më të mëdha kanë shpërthyer në pjesën perëndimore të qytetit, ku grupet kriminale luftën për kontrollin e territorit.

E policia braziliane ka njoftuar se pas djegies së autobusëve dhe trenave, kanë arritur të arrestojnë 12 persona.

Grupet kriminale në këtë qytet brazilian përbëhen nga ish-policë, dhe janë një prej kërcënimeve më të mëdha të sigurisë në këtë rajon. /Telegrafi/