Tottenham Hotspur ka vazhduar me fitore në Ligën e Evropës, teksa ka mposhtur Ludogoretsin me rezultat të thellë 4-0.
Por ajo që ka bërë bujë më së shumti në këtë takim ka qenë goli fantastik i Harry Wink në minutën e 63-të.
Mesfushori anglez shënoi një gol maestral nga distanca, gol që mund të konsiderohet si një nga më të mirët në historinë e Ligës së Evropës.
Megjithatë mesfushori i Spurs pas ndeshjes ka pranuar se nuk ishte goditje, por mendoi të pasonte për Gareth Bale, por u shpreh i lumtur me golin e shënuar.
Por pas ndeshjes trajneri portugez, Jose Mourinho ka folur për golin e Winks.
Portugezi ka deklaruar se futbollisti i tij është shumë i sinqertë që ka pranuar se ka dashur të harkojë në zonë dhe nuk e ka pasur për qëllim ta godas portën.
“Ai është shumë i sinqertë, unë nuk jam i kënaqur me të. Me një gol të tij duhet të thuash se ke provuar portën, ai u tregua i sinqertë”.
“Winks ishte i sinqertë pasi tha se donte të pasonte një top diagonal për Gareth Balen”.
"If it was me, I'd say I tried to score!" 👀#THFC head coach Jose Mourinho says that Harry Winks admitted that he didn't mean his wonder goal against Ludogorets but he was delighted with the way he and his team played. pic.twitter.com/FVp4IQ93VG
— Sky Sports Football (@SkyFootball) November 26, 2020
“Nëse do të isha unë, do të kisha thënë se mendova golin dhe do ta fitoja çmimin ‘Puskas’”, deklario Mourinho duke qeshur në konferencën për shtyp.
Gjithsesi goli i Winks është njëri nga më të bukurit pa marrë parasysh nëse fiton çmimin ‘Puskas’ ose jo. /Telegrafi/
GOAL! HARRY WINKS OH MY GOD 🤯🤯🤯 #THFC #COYS https://t.co/4MyUcPNnXy
— The Spurs Web (@thespursweb) November 26, 2020