E shtuna nuk ishte një ditë e mirë për Wolfsburgun, e themi këtë pasi humbi në shtëpi me rezultat 1-3 nga Eintracht Frankfurt.
Golin e vetëm për vendasit e shënoi Maximilian Arnold dhe ishte një nga ato golat që të lë gojë hapur.
Goli i gjermanit na kujtoi paska golin e famshëm të Roberto Carlosit me Brazilin në 1997 ndaj Francës.
Arnold gjuajti bukur duke mos i dhënë asnjë mundësi për ta mbrojtur portierit kundërshtar.
Në fillim duket se është devijuar nga muri i lojtarëve, por nëse shikojmë me kujdes disa herë e kuptojmë se ishte thjesht një gol magjik nga 23-vjeçari.
Pas javës së 19-të në Bundesliga në vendin e 13-të gjendet Wolfsburgu me 20 pikë, kurse Eintrachti në të shtatin me 30 pikë. /Telegrafi/