Site icon Telegrafi

Në qytetin izraelit bie një copë e raketës së shkatërruar, për pak sa nuk e godet një çift – kamerat e sigurisë kapin momentin

Kamerat e sigurisë në qytetin izraelit Holon kanë kapur një moment rrëqethës.

Pasi që të gjitha raketat e lansuara nga Libani u shkatërruan, një pjesë e madhe e një prej tyre ra në rrugët e këtij qyteti izraelit, transmeton Telegrafi.

Një çift që po ecte në trotuar pranë rrugës, për një “fije floku” i shpëtuan më të keqes – kur copa e madhe e raketës u përplas para syve të tyre në tokë.

Madje ajo më pas fluturoi dhe për pak sa nuk goditi dy të rinj që gjendeshin në një motoçikletë në lëvizje, që mrekullisht edhe ata shpëtuan pa ndonjë lëndim.

Pas përplasjes së kësaj cope, të gjithë të tjerët që gjendeshin përreth filluan të ikin me shpejtësi nga frika se mund të bie ndonjë tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version