Site icon Telegrafi

Në qytetin e Pejës prezantohet skema e granteve për agroturizëm

Në qytetin e Pejës u mbajt një sesion informues mbi skemën e granteve për nxitjen e argotizmit dhe aktiviteteve ekonomike në zonat rurale.

Ky sesion mblodhi fermerë, përfaqësues të bujqësisë dhe turizmit, si dhe zyrtarë të Komunës së Pejës, të interesuar për mundësitë që ofron kjo skemë.

Në lidhje me këtë, anëtari i Departamentit të Menaxhimit të Turizmit Rural, Shpresim Domi, ka thënë se skema ndahet në tre lote që synojnë nivele të ndryshme të sipërmarrësve.

“Loti i parë fokusohet tek mikro-sipërmarrësit që fillojnë nga zero. Loti i dytë është për sipërmarrës të mesëm, ndërsa i treti për projekte të shkallës së gjerë”, ka deklaruar Domi.

Ky program, i mbështetur nga GIZ dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të jetë aktiv deri në vitin 2027 dhe ka për qëllim të ndihmojë ekonominë rurale, duke promovuar iniciativa të reja dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale. /Telegrafi/

Exit mobile version