Site icon Telegrafi

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë u përurua ashensori dhe shtigjet udhëzuese për personat e verbër

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë janë bërë disa investime nga Drejtoria për Shëndetësi.

Në këtë qendër është përuar edhe ashensori, kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

”Përuam sot ashensorin në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, shtigjet udhëzuese për personat e verbër  dhe pjerrinën për personat me aftësi të kufizuara ”, ka shkruar ai në Facebook./Telegrafi/

Exit mobile version