Site icon Telegrafi

Në pritje të vendimit nëse do të anulohet ndeshja

Në ora 20:30 pritet të merret vendimi se a do të zhvillohet ndeshja e paraparë ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Monacos.

Borussia Dortmundi ka konfirmuar se janë në bisedime me UEFA-n për të marrë një vendimit të përbashkët rreth zhvillimit apo anulimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve.

Tifozët tashmë kanë hyrë në stadium, ndërsa policia ka thënë se askush nuk është i rrezikuar.

Lexo po ashtu Një shpërthim në momentin e nisjes së autobusit të Dortmundit

Borussia Dortmundi dhe Monaco duhej të zhvillonin ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, mirëpo një shpërthim në momentin e nisjes së autobusit të klubit gjerman ka ndodhur një shpërthim dhe një person është lënduar.

Mediat kanë spekuluar se i lënduari është Marc Bartra dhe informacionet më të reja janë se ai ëhstë jashtë rrezikut për jetë, por është në gjendje shoku. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth shpërthimit në afërsi të autobusit të BVB-së
Exit mobile version