Site icon Telegrafi

Në Prishtinë filloi punën Spitali Evropian Ortopedik ‘’Royal Medical’’

Si pasojë, në mungesë të shërbimeve specifike në fushën e ortopedisë në Kosovë, është bërë praktikë që ato shumë shpesh të kërkohen jashtë vendit. Kjo situatë për pacientët krijon kosto shtesë, probleme transporti, financimi, deri në nivel të shpenzimeve enorme. Andaj shfrytëzimi i këtyre shërbimeve jashtë shtetit është shpesh thuaja i paarritshëm për një pjesë të madhe të qytetarëve të Kosovës.

Zbulimet dhe hulumtimet që bëhen çdo kohë në Evropë kanë arritur edhe te ne, duke na ndihmuar edhe në përmirësimin e kushteve mjekësore, për t’iu afruar standardeve evropiane.

Përpjekjet për të eksploruar dhe përmirësuar këto shërbime ndodhin pa përjashtim, edhe në fushën e ortopedisë. Këto zbulime kanë ndihmuar në futjen në funksion të metodave të reja, moderne të diagnostifikimit, trajtimit dhe rehabilitimit, të cilat i sjellë në Kosovë Spitali Evropian Ortopedik Royal Medical.

Iniciativa për të investuar dhe për të hapur Spitalin Evropian Ortopedik në Kosovë bazohet në kërkesën në rritje për këto shërbime dhe në vizionin që një shërbim të bëhet dhe të jetë i qasshëm këtu, në Kosovë.

Për më tepër, vizioni ynë është bazuar jo vetëm për të hapur edhe një spital tjetër, por për të hapur një qendër mjekësore referente e cila do të konkurrojë spitalet e nivelit evropian dhe botëror.

Në këtë drejtim ka punuar dhe vazhdimisht do të punojë ekipi i Spitalit Evropian Ortopedik, Royal Medical.
Spitali Evropian Ortopedik është hapur me qëllim që qytetarëve të Kosovës, por edhe atyre në rajon, t’ua lehtësojë dhe mundësojë qasjen e lehtë në shërbimin e duhur të cilësisë evropiane në Kosovë.

Spitali Evropian Ortopedik, Royal Medical, është spitali i parë privat që është i specializuar vetëm për ortopedi. Aty kryhen shërbime të ndryshme, prej atyre më esenciale e deri te intervenimet më të komplikuara në fushën e ortopedisë.
Shërbimet që do t’i ofrojë ky spital do të jenë unike në fushën e vet. Në këto shërbime parashihen shërbimet ortopedike konsultative-specialistike, shërbimet e diagnostifikimit dhe operacionet ortopedike, të hapura dhe minimale invazive.

Operacionet ortopedike përfshijnë ndërhyrje kirurgjike prej më të ndryshmeve, duke filluar nga trajtimet konservative e kirurgjike të gjendjeve dhe sëmundjeve të nyjeve dhe eshtrave, trajtimi dhe riparimi i thyerjeve e dëmtimeve të eshtrave, indit kërcor dhe ligamenteve implante – zëvendësime me performancë të lartë të nyjeve të gjunjëve, kërdhokullave, krahut e bërrylit, artroskopitë dhe intervenimet artroskopike në nyje, shputë e shuplakë.

Këto do të jenë vetëm disa nga shërbimet profesionale ortopedike që do t’i ofrojë Spitali Evropian Ortopedik Royal Medical.

Spitali Ortopedik Evropian si spitali më i madh special për ortopedi në Republikën e Kosovës dhe shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 3,000 m2 përshtatur për të akomoduar sa më mirë pacientin në nevojë. Është ndërtuar blloku i ri operativ me tri salla kirurgjike, me dhomën për zgjim (këndellje) dhe mjekim intensiv.

Por, natyrisht, infrastruktura moderne është vetëm një pjesë e tregimit të suksesit. Që këto shërbime vërtetë të jenë në nivel të standardeve më të larta evropiane, menaxhmenti i Spitalit Evropian Ortopedik Royal Medical ka vënë prioritetin kryesor në përzgjedhjen e stafit mjekësor.

Ky staf përbëhet nga specialistë dhe kirurgë të mirënjohur nga Kosova, Kroacia, Gjermania dhe Sllovenia.

Bashkëpunimi dhe ndarja e përvojave me vende te zhvilluara evropiane ka bërë që pacientit kosovar t’i ofrohen të njëjtat shërbime ortopedike cilësore sikurse në shtetet e Evropës, këtu në Prishtinë.

Kjo tregon shumë për seriozitetin, kredibilitetin, saktësinë e punës dhe shërbimeve të Spitalit Evropian Ortopedik.

Spitali Evropian Ortopedik Royal Medical i fton të gjithë të interesuarit që ta vizitojnë spitalin, ku do të kenë mundësi të njihen më afër me shërbimet që ofron spitali, me infrastrukturën dhe mjetet që posedon. Por, ajo çka është e rëndësisë së veçantë, me stafin profesional, me përvojë shumëvjeçare dhe cilësinë e shërbimeve që ata sjellin në fushën e ortopedisë.

Ju mirëpresim në Spitalin Evropian Ortopedik Royal Medical!

Exit mobile version